Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bulevardit të Ri i bashkohen protestës së studentëve para Kryeministrisë


Banorët e Bulevardit të Ri pritet t’i bashkohen sot protestës së studentëve para Kryeministrisë.

Ata kanë shprehur mbështetje të plotë dhe solidaritet me kërkesat e studentëve të cilët janë sot në ditën e 13-të të qëndresës së tyre.

Banorët e Bulevardit të Ri kanë zhvilluar protesta prej 16 ditësh, pasi kërkojnë dëmshpërblimpër banesat e tyre që prishen nga zgjatimi i bulevardit.

Ata kërkojnë që para se t’u prishen banesat të marrin atë që kanë marrë edhe fqinjët e tyre që janë prekur nga dy segmentet e para të ndërtimit të bulevardit dhe janë paguar për shtëpitë e prishura.

Studentët nga ana e tyre janë në ditën e 13-të të protestës dhe kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave që i kanë bërë qeverisë.

Edhe pse kryeministri Rama i ka ftuar për dialog ata janë shprehur se nuk kanë ndërmend që të tolerojnë dhe as të ulen në bisedime me të pa u plotësuar më parë kërkesat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *