Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza të ashpra Edi Ramës e Arta Markut, ka një thirrje për televizionet


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Rama, kryeprokurores Marku dhe televizioneve në vend lidhur me atë që po ndodh në vend kohët e fundit.

Basha tha se opozita e mbështet plotësisht dhe me të gjitha mënyrat protestën e studentëve, që është një protestë politike edhe pse jo partiake.

“Partia Demokratike e mbështetin protestën e studentëve me të gjitha mënyrat. Kryeministri Rama po përpiqet ta instrumentalizojë politikisht protestën, por nuk ka nevojë. Rama po i torturon prej 13 ditësh kërkesat. Do e merrni vesh kur do kthehemi në parlament, pasi ta diskutojmë me aletatë tanë.” – tha Basha.

Më tej ai shtoi se mediat në vend janë blerë nga Rama dhe se ka ardhur koha që ato të vihen në funksion të interesit publik dhe jo të interesave të ngushta të pronarëve.

“Televizione të krijuara me tendera korruptivë. Kjo është një protetë politike, por jo partiake. Kemi qenë kundër ligjit që prej fillimit. Mediat e korruptuara dhe të blera përpiqen ta shesin ndryshe protestën. Kjo ndodh sepse opozita dhe qytetarët denoncojnë aferat korruptive të qeverisë që bashkëpunon me këto televizione.” – shtoi Basha.

Në fund Basha tha se Kryeprokurorja Arta Marku duhet të kishte nisur hetimet për aferën të Unaza e Re dhe se ishte detyra e medias që të shkonte dhe ta pyeste Markun pse nuk ka bërë ende asnjë lëvizje.

“Pse Arta Marku nuk ka nisur hetimet ndaj Edi Ramës për aferëen te Unaza e Re? E keni pyetur ndonjëherë? Nëse jo, atëherë shkoni ta pyesni . Duhet të bëni detyrën tuaj në funksion të interesit publik. Edhe pse Edi Rama i ka kapur mediat.” – mbylli Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *