Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Jam i gatshëm të djeg mandatet nëse i shërbejnë kauzës sonë


Kreu i demokratëve Lulzim Basha duke folur për zhvillimet politike në vend u ndal edhe te lëvizjet e opozitës, ku deklaroi se është i gatshëm për të djegur mandatet por theksoi se kjo mund të bëhet nëse do vijë momenti për ta bërë këtë gjë.

Në intervistën e tij për Report Tv,  Basha theksoi se nuk është çështja nësi digjen apo jo mandatet por a i shërbejnë kauzës apo jo.

“Pa dyshim që jam. Por a është momenti që ta bërë këtë gjë? Në këtë moment opozita nuk ka asnjë instrument Kuvend. Jemi gati që ti djegim mandatet dhe ta fusim vendim në krizë totale,. Por duhet të shikojmë së çfarë do sjell kjo gjë. Nuk është çështja a i djegim apo jo, por a i shërbejmë kauzën tonë që kemi nisur” -deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *