Vendosni fjalën kyçe....

“E duam Shqipërinë pa Edi Ramën” – Banorët e Unazës së Re në ditën e 44-t të qëndresës


Banorët e Unazës së Re po zhvillojnë sot protestën para banesave të tyre të cilat kërcënohen të prishen për zgjerimin e rrugës nga Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta.

Ata janë në ditën e 44-t të qëndresës së tyre. Ata thërrasin se do i mbrojnë me gjak shtëpitë e tyre dhe se nuk kanë ndërmend t’i lëshojnë pa u dëmshpërblyer plotësisht.

Banorët bëjnë thirrje që projekti të anulohet pas falsifikimit të dokumenteve të tenderit për njërin nga lotet.

“O Edvin diarre, këtu i thonë Unaza e Re” dhe “E duam Shqipërinë, pa Edi Ramën”, thërrasin qindra banorët që janë mbledhur në rrugë.

Në mbështetje të banorëve kanë vajtur edhe deputetët e opozitës, të cilët kanë bërë thirrje që projekti të bllokohet ndërsa i kanë bërë thirrje kryeprokurores Marku që të marrë si të pandehur për atë që opozita e cilëson si aferën ku do grabiten 40 milionë euro, kryeministrin Rama, ministrin Gjiknuri e drejtorin e ARRSH-së, Qendro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *