Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese mbetet dhe pa kryetar, shkarkohet Bashkim Dedja


Shkarkohet kreu i Gjykatës Kushtetuese të vendit, Bashkim Dedja. Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Dedjan, pasi mori në konsideratë rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, sipas të cilit gjyqtari nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Kolegji i Posatshëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari, Luan Daçi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arritën në përfundimin se Bashkim Dedja nuk justifikon pasurinë dhe nuk ka nivelin e besueshëm për të vijuar detyrën.

Kështu Gjykata Kushtetuese ka mbetur dhe pa kryetar. E vetmja që ka kaluar procesin e Vettingut nga Gjykata Kushtetuese është Vitore Tusha, e propozuar nga presidenti Meta për kreun e KLSH-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *