Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka qenë pjesë e protestës së sotme të studentëve para Kryeministrisë.
Teksa ai u përpoq të merrte fjalën, studentët e bllokuan duka ia hequr mikrofonin nga duart. Në videon e mëposhtme tregohet sesi studentët e përzënë Mukën duke i thënë: Ik! Ik!.
Muka është bërë i njohur kohët e fundit pas publikimit të plagjiaturës së ish-zv.ministrit të Arsimit, Ervin Demo, i cili pas kësaj dha dorëheqjen.
Ai ka marrë pjesë edhe në protesta të tjera të studentëve ditët e fundit, ku është lejuar të flasë. Por ditën e sotme kjo gjë nuk ka ndodhur dhe pas kësaj Muka është larguar nga protesta.