Kreu i shtetit duke mbajtur një fjalim në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë Shqiptare të Studimeve Politike u ndal edhe te roli i të rinjve në shoqëri dhe protesta e studentëve.
Meta deklaroi se politika duhet të bashkëpunojë me qëllim plotësimin e kërkesave në interes jo vetëm të studentëve por edhe në inter të vendit.
“Unë kam besim se Kuvendi do të reflektojë për një bashkëpunimin gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e këtyre kërkesave të drejtave në interesin më të mirë jo thjesht të studentëve por në radhë të parë në interesin më të mirë të të gjithë vendit”- u shpreh Presidenti Ilir Meta këtë pasdite.