Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra studentë para Kryeministrisë, e mijëra të tjerë po mbërrijnë (FOTO)


Me mijëra studentë janë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa mijëra të tjerë pritet të mbërrijnë.

“Nuk ka dialog,

nuk pranojmë premtime,

ne kemi kërkesa,

ne presim vendime”, këndojnë studentët në kor, të cilët në protestën e sotme shoqërohen edhe nga prindër apo qytetarë të tjerë.

Studentëve të Tiranës do t’u bashkohen edhe studentët nga universiteti i shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe Gjirokastrës, të cilët tanimë janë nisur me autobuzë drejt kryeqytetit.

“I gjithë populli shqiptar është me ne, luftojmë për vete, luftojmë për ata.”, tha një student në protestën e sotme.

“Po presim të vijnë studentët nga të gjitha fakultetet, por jo vetëm. Po vijnë shqiptarët nga të gjitha trojet. Qëndroni të bashkuar. Vëllezër dhe motra, ky është viti I Skendërbeut. Te bashkuar të qëndrojmë deri në fitore.”, tha një tjetër student.

Në pritje të studentëve, Kryeministria është blinduar nga forcat e rendit dhe forcat Shqiponja të cilët janë vënë në rresht duke ndarë studentët nga institucioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *