Vendosni fjalën kyçe....

Nuk deklaroi shkollimin e vajzave në Holandë, shkarkohet gjyqtari i Apelit në Tiranë


 Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit të Tiranës Fatos Qato. Ky është vendimi më i fundit i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas KPK-së, Qato ka bërë deklarime kontradiktore si dhe ka mungesë burimesh për arredimin e shtëpisë në vlerën 25 mijë euro dhe shkollimin e fëmijëve në të njëjtën shumë.

Qato, i cili është gjyqtar prej më shumë se 15 vitesh në Apelin e Tiranës u akuzua se ka bërë deklarata kontradiktore lidhur me shpenzimet e kushtueshme në arredimin e shtëpisë, shkollimin e vajzave në Holandë, një trajtim mjekësor në Gjermani si dhe udhëtimet jashtë shtetit, të verifikuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmes sistemit TIMS.

Komisioni ka llogaritur se familja Qato ka shpenzuar 25 mijë euro për arredimin e shtëpisë si dhe 25 mijë euro të tjera për shkollimin e dy vajzave në Holandë dhe tarifën e studimit të djalit në kolegjin turk në Tiranë, duke filluar nga viti 2014.

Sipas relatores Brunilda Bekteshi, gjyqtari Qato rezulton me mungesë burimesh financiare në vlerën e 8.3 milionë lekëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *