Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogia e Universitetit të Tiranës falenderon studentët: Kam çfarë të mësoj prej jush!


Pedagogia Dhurata Shehri, ka shprehur  mbështetjen e saj të plotë për protestën e studentëve.

Shehri, që është pedagoge në Universitetin e Tiranës, ka thënë se ka çfarë të mësojë prej studentëve dhe sot ndihet si e tillë. Ajo e ka bërë postimin në faqen e saj në “Facebook”, ku i falenderon studentët për protestën e tyre.

Studentët janë sot në ditën e 13-të të protestës dhe të mbledhur me mijëra e të mbështetur nga shumë qytetarë kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend ta ndalin protestën pa u plotësuar 8 kërkesat e tyre. Deri tani studentët kanë refuzuar çdo ftesë për dialog me kryeministrin Rama, pavarësisht ftesave të përditshme nga ana e tij.

Ditën e sotme ata u mblodhën në fakultetet përkatëse dhe më pas u nisën drejt kryeministrisë, ku u janë bashkuar edhe të tjerë studentë që kanë ardhur nga universitetet në rrethe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *