Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogu i Arteve thirrje Metës: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme!


Nga protesta e studentëve që po zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë, një pedagog i Universitetit të Arteve i ka bërë thirrje presidentit të Republikës Ilir Meta, që të shpallë gjendjen e Jashtëzakonshme për Arsimin në Shqipëri.

“Unë jam Pëllumb Vopsi, pedagog në Universitetin e Arteve. Kam një kërkesë jo ëpr kryeministrin, por për presidentin që ta shpallë gjendjen e Arsimit në Shqipëri, emergjencë kombëtare. Le t’i shpallë studentët shqiptarë nderi i kombit. Jeni ju që rrëzuat komunizmin, jeni ju që po rrëzoni neokomunizmin. Jeni ju që e nxorrët në pension të parakohshëm gjithë klasën politike.”, tha pedagogu i njohur i cili mori duartrokitjet e studentëve.

Në këtë protestë kanë ardhur student nga i gjithë vendi dhe akoma po mbërrijnë shumë të tjerë. Studentët i kanë bërë vazhdimisht thirrje sot kryeministrit Rama, që të zbresë nga zyra e tij dhe të afrohet në protestë, jo për dialog por për të firmosur plotësimin e kërkesave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *