Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës, ku mensa e një kopështi fëmijësh është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka rënë rreth orës 8:10 të mëngjesit të sotëm te kopshti “Besëlidhja”.
Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e transformatorit.
Incidenti ka shkaktuar panik tek edukatoret pasi në ambientet e saj gjendeshin fëmijë. Por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Godina në fjalë shërbente edhe si konvikt i shkollës “Kolin Gjoka”.