Vendosni fjalën kyçe....

Policia dhunon studentët para Kryeministrisë, tensionohet situata (Video)


Është tensionuar situata para Kryeministrisë pasi policia ka dhunuar studentët që po protestojnë para zyrës së shefit të qeverisë.

Teksa ata të kapur dorë pas dore donin të rrethonin Kryeministrinë në mënyrë simbolike, ata nuk janë lejuar nga ana e punonjësve të policisë dhe një pjesë prej tyre dëshmojnë se janë dhunuar.

Policia nuk i ka lejuar ata që të kalojnë në rrugë të tjera dhe të rrethojnë godinën.

“Policia të shkojë te bandat, të arrestojë ata dhe jo të merret me studentët.  Jam dhunuar nga një palo polic që më ka goditur me gju. Megjithatë ne jemi për protesë paqësore dhe kam qenë unë i pari që jam goditur por kam bërë thirrje për qetësim të situatës.” – dëshmon njëri nga studentët protestues.

Studentët ndodhen në ditën e 13-të të protestës së tyre dhe kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *