Teksa mijëra studentë e qytetarë ndodhen para Kryeministrisë, shefi i qeverisë, Rama ka bërë 3 postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, ku thotë se protesta është gjymtuar dhe është marrë peng nga forumet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ndërkohë përsëriti edhe njëherë tjetër ftesën e tij për dialog me ta, lidhur me 8 kërkesat që kanë bërë studentët prej 13 ditësh tashmë.
“Sharrat e Doktorresh Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin” – shkruan Rama në “Instagram”.
“Forumet e Doktorresh Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të pdLSI që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtarizuan sot pengmarrjen e protestës”, – shkruan Rama në “Twitter”.
“Do shihemi para festave?” – shkruan Rama në “Insta Story”.