Vendosni fjalën kyçe....

Rama thirrje studentëve të lirojnë rrugët: Po mbani të bllokuar rrugën e dialogut!


Pas shpërndarjes së studentëve dhe planit të tyre për bllokimin e rrugëve të ndryshme të kryeqytetit, kryeministri Rama ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale, të katërtin për sot duke u kërkuar studentëve që të lirojnë rrugët dhe të nisin dialogun me qeverinë.

Ai nuk ka harruar të sulmojë krerët e opozitës, Basha e Kryemadhi edhe në këtë postim tijin, ndërsa shkruan se qytetarët dhe studentët e tjerë nuk u kanë asnjë borxh për bllokimin e rrugës.

Kryeministri Rama nuk ka ngurruar të ftojë ditë pas dite studentët, por këta të fundit i janë përgjigjur se nuk kanë ndërmend ta takojnë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?” – shkruan Rama në “Twitter”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *