Studentët e Fakultetit Ekonomik pasi i kanë vënë drynin portës së fakultetit kanë bllokuar rrugën e Elbasanit pranë këtij institucioni.
Ata pritet që ta mbajnë rrugën të bllokuar për rreth një orë ndërsa më pas do të nisin marshimin drejt Kryeministrisë.
Drejtuesit e automjeteve nuk janë revoltuar me studentët, përkundrazi i kanë përshëndetur për kauzën e tyre.
Pak me herët, studentët i vunë shiritin dhe Fakultetit të Drejtësisë, për të ndaluar hyrjen në mësim.