Vendosni fjalën kyçe....

Studentët i vënë shiritin Fakultetit të Drejtësisë (FOTO)


Studentët i kanë vënë sot shiritin Fakultetit të Drejtësisë për të ndaluar hyrjen në mësim. Përmes këtij shiri, studentët kanë rrethuar hyrjen në fakultet për të mos lënë studentët të kalojnë.

Ditën e sotme pritet protesta massive në kryeqytet, pas paralajmërimit të studentëve për përshkallëzimine  protestës së tyre.

Studentët kanë vendosur të bllokojnë sot akset kryesore në kryeqytet, duke e konsideruar këtë si një nga të vetmet gjëra që u ka mbetur për të bërë, pasi kërkesat e tyre nuk po marrin një përgjigje nga kryeministri Edi Rama.

“Mendoj se bllokimi i rrugëve është gjëja e vetme që na ka ngelur, përderisa kryeministri vazhdon të na injorojë e vazhdon em ato statuset ne Facebook e Instagram. Besoj se është e vetmja gjë që na ka ngelur, Sbesoj se ka mënyrë tjetër që të na dëgjojë. Kjo është ajo që ne duam, një protestë paqësore.”, tha një studente sot për mediat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *