Vendosni fjalën kyçe....

Studenti i verbër ka një ftesë: Meqë Rama i ka qejf rrjetet sociale, të gjithë bëjini këtë koment


Në podiumin e ngritur përballë Kryeministrisë, sot mori fjalën edhe një student i verbër.

I riu i bëri ftesë studentëve që të futeshin në postimin e fundit të Kryeministrit dhe të gjithë të komentonin njëkohësisht në postimin e fundit të Edi Ramës të njëjtën frazë “Plotëso Kërkesat”.

“Meqë kryeministri ynë i ka qejf shfaqjet dhe rrjetet sociale, kam ju ftoj të bëjmë një lojë. Futuni në postimin e tij të fundit dhe shkruani të gjithë bashkë: ‘Plotëso kërkesat!’. E sigurtë është se do të na vonojë pak, por do vijë një moment të na i plotësojë të gjithë kërkesat.

Nuk i kemi kërkuar asgjë më shumë, thjesht kërkesat. Nëse do ishte gjendje normale do kërkonte këtë, por jo të bëjë pazar duke kërkuar dialog. Ata që i duan studentët, apo gjimnazistët do të vijnë të qëndrojnë këtu me ne dhe ata që duan ta përçajnë këtë protestë nuk kanë vend më këtu, le të shkojnë diku tjetër. Më mirë studentët të studiojnë ashtu sikurs e meritojnë.

Kam një pyetje shumë të thjeshtë për të. Ku ndryshon dialogu nga negociata, përpos propagandës që bën ti. Është turp për ty që vazhdon me show. Të të vijë zor që je në kryeministri, por ti e ndjen që po të merret fryma e po të ikën zëri”, tha studenti i verbër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *