Vendosni fjalën kyçe....

Tensione mes Haradinajt e Mogherini-it për taksën ndaj Serbisë, anulohet konferenca për shtyp


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka lëshuar pe për sa i përket  taksës 100% ndaj mallrave serbe, edhe pas takimit të nivelit të lartë me delegacionin e Bashkimit Evropian, në krye të të cilit ishte shefja e politikës së jashtme të BE-së, Mogherini, ndërsa pjesë e tij ishte edhe Komisioneri për Zgjerimin, Hahn.

Pas përfundimit të takimit mes dy delegacioneve, palët kanë rënë dakord që të mos ketë një konferencë të përbashkët për shtyp. Njoftimi është bërë nga këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi.

“U morëm vesh që të mos mbahet konferenca për shkak se dallimet janë të mëdha, taksa mbetet në fuqi.” – tha ai.

Në fjalën e tij, Haradinaj deklaroi se Kosova pret sinjale të qarta nga ana e Bashkimit Evropian për sa i përket integrimit në familjen evropiane ndërsa theksoi se vendi mbetet i përkushtuar në rrugën e tij pavarësisht pakujdesisë nga ana e BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *