Vendosni fjalën kyçe....

Tirana nesër në terr, zonat pa energji elektrike


Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës gjatë ditës së nesërme.

OSHEE ka njoftuar se nesër datë 18 dhjetor, për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave do të punohet në kabinën “1 Maji 2”, “1 Maji 4”, të nënstacionit Selitë. Energjia do të shkëputet përgjatë intervalit kohor 09:00 – 14:00.

Sipas njoftimit zonat që do të mbeten pa energji janë: rruga “Emin Duraku”, rruga ‘Sulejman Delvina” pjesërisht midis rrugës “Mustafa Qosja” dhe rrugës “Sulejman Delvina” dhe pjesërisht rruga “Komuna e Parisit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *