Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi pas takimit të kryeministri Rama me një grup studentësh nga gjeologjiku, ka treguar se pse ky takim është mbajtur i fshehtë.
E ftuar në studion e Open ka qenë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila e ka vënë në dyshim se ky takim ka ndodhur realisht.
“Përse e mban të fshehtë Rama këtë takim?! A ka ndodhur ndonjëherë që Rama të jetë në ndonjë aktivitet, e të mos jetë live të paktën tek ERTV?!”, këto pyetje që ngre Vokshi, janë edhe baza e dyshimit nëse ka ndodhur apo jo një takim i tillë.
Më tej, ajo shton se edhe vetë studentët deri më tani nuk e kanë pranuar që një takim i tillë të ketë ndodhur.
Ndërkohë që i kontaktuar nga emisioni “Open”, dekani i Gjeologjikut, ka pranuar që ka qenë në atë takim.