Vendosni fjalën kyçe....

Biznesi i mesëm dhe i vogël nesër në protestë, ulin qepenat e kanë 4 kërkesa për Ramën


Biznesi i vogël dhe i mesëm do të zhvillojë një protestë ditën e nesërme. Vendimi është marrë nga Shoqata e Biznesit të Vogël, e cila bën thirrje për uljen e qepenave nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Ata kërkojnë rritjen e praguty të TVSH-së, uljen e çmimit të energjisë, uljen e çmimit të karburantit si dhe ndaljen e projektit të zëvendësimit të kasave.

Biznesi i vogël dhe i mesëm ka shprehur gjithashtu mbështetje të plotë të protestës dhe kërkesave të studentëve, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së tyre.

Kërkesat e biznesit

  1. Rritja e pragut të TVSH-së për biznesin e vogël dhe të mesëm nga 2 mln lekë që është sot, në minimalisht 12 mln lekë.
  2. Ulja e çmimit të energjisë elektrike të vlerës aktuale që është sot.
  3. Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër
  4. Ndalja e projektit korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *