Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës


Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për buxhetin 2019. Në këtë komision, foli ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i ka kërkuar presidentit të ndërhyjë për të realizuar dialogun me studentët, që kryeministri Edi Rama po e kërkon me ngulm dita-ditës.

 “Buxheti i vitit 2019 ka të gjitha mundësitë që të furnizojë kërkesat e studentëve. Sot, studentët kanë aleat vetëm qeverinë. Dekreti i Metës, pa asnjë detaj për arsimin. Meta të ndërhyjë për dialog me studentët, kjo është zgjidhja”, tha Ahmetaj.

Më tej ministri tha se oferta e qeverisë për studentët është subvencionim i tarifave deri dhe përjashtim i tyre.

 “Qeveria ka një ofertë për subvencionim e tarifave të studentëve deri në përjashtimin e tyre. Studentët e ekselencës me mesatare nga 9 deri në 10, tha ai, do t’ju subvencionohet tarifa në masën 100% nga shteti.Gjithashtu edhe 6300 studentë të familjeve në nevojë përjashtohen nga pagesa e tarifës, duke u trajtuar sikurse studentët e ekselencës si dhe do t’ju jepet një bursë prej 10 mijë lekësh në muaj.”, tha më tej Ahmetaj duke theksuar se fondi që shkon për mbështetjen tarifore, do të merret nga granti që qeveria adreson për Universitetet, me vlerë 7.4 miliardë lekë.

Disa ditë më parë, presidenti Meta e ktheu ligjin për buxhetin e 2019 serish në Kuvend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *