Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kryemadhi, i ka dërguar një letër Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, ku i kërkon që të pezulloj punimet që po kryhen te Unaza e Re.
Në letrën e saj, Kryemadhi thekson se banorët e Unazës së Re kanë 45 ditë që protestojnë për prishjen e banesave të tyre që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Re.
Ajo thotë se ditët e fundit është nisur procedimi penalndaj personave përgjegjës për falsifikimin e dokumenteve të tenderit të një prej loteve si dhe është pezulluar punimi në një nga lotet, ku edhe është kapur shkelja
Kryemadhi io kërkon Arta Markut, që prokuroria të pezullojë punimet e gjithë projektit deri në përfundimin e hetimeve dhe sqarimin e gjithë çështjes.