Deputetët e opozitës kanë vendosur të kthehen në Kuvend. Vendimi është marrë pas një takimi të kryetarit të Partisë Demokratike, Basha, me aleatët, që zgjati dy orë dhe ku morën pjesë kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, kreu i PR-së, Mediu, kreu i PAA_së, Duka, ai i LZHK-së, Shehi e Nard Ndoka.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Spaho, tha se opozita ishte kthyer në Kuvend jo për marrëdhënie normale por për të mbështetur studentët.
“Ne s’jemi kthyer në Kuvend për marrëdhënie normale, por mbështesim kërkesat e studentëve. Zërin e tyre do të paraqesim atje.” – tha Spaho.
Kthimi në Kuvend i deputetëve të opozitës u mbështet nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, i cili ftoi deputetët e saj që të votonin bashkë me shumicën reformën zgjedhore.
“Të votojmë sëbashku reformën zgjedhore. Duke ditur se do riktheheshit, e depozituam sot në Kuvend ta miratojmë sëbashku të enjten ose të premten.” – tha Balla.