Vendosni fjalën kyçe....

Sarandë/ Një trup i pajetë gjendet në kanal


Një person është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion në bashkinë Finiq, mbrëmjen e sotme.

Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi është nxjerrë me vështirësi nga kanali, pasi ishte i mbuluar nga ferrat.

Dyshohet se viktima është rreth 45 vjeç dhe mund të jetë mbytur tre ditë më parë.

Kufomës i janë gjetur edhe fije peshkimi dhe dyshohet se ka qenë në kanal për të peshkuar ngjala.

Ndërkohë policia vijon hetimet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *