Vendosni fjalën kyçe....

Studentët nuk ndalen as nesër, i bashkohet edhe biznesi


Pavarësisht nisjes së takimeve të kryeministrit Rama me disa studentë e pedagogë në auditoret e fakulteteve të ndryshme, studentët kanë paralajmëruar tjetër protestë për ditën e nesërme.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave të cilat i kanë parashtruar prej ditësh. Ata pritet të braktisin sërish mësimin dhe më pas do mblidhen në orën 10:00 të mëngjesit te Korpusi për të vijuar më pas protestën para Kryeministrisë.

Ditën e nesërme në protestë do jenë edhe përfaqësuesit e biznesit të vogël e të mesëm të cilët do ulin qepenat. Ata kanë 4 kërkesa për kryeministrin Rama duke përfshirë uljen e tavanit për TVSH-në, uljen e çmimi të energjisë elektrike, uljen e çmimit të karburantit dhe ndalimin e projektit të ndërrimit të kasave të cilin e konsiderojnë si korruptiv. “Kauza në dorën e studentëve! Arsim cilësor, bashkëkohor, fuqizues, për të gjithë dhe politika arsimore transparente dhe llogaridhënëse.

Nesër, datë 19 dhjetor, studentët bojkotojnë mësimin dhe takohemi të gjithë tek korpusi universitar në orën 10:00.” – thuhet në njoftimin e studentëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *