Pas bashkëbisedimit me studentët e FRESSH-it në studion e “Top Channel”, kryeministri Rama zhvilloi dje një takim me studentët e Fakultetit të Gjeologji-Minierave, edhe pse në fakt një pjesë e mirë e pjesëmarrësve në atë takim nuk ishin studentë.
Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë ka vajtur në Universitetin Bujqësor, për t’u takuar me studentë dhe pedagogë të këtij universiteti.
Në këtë takim nuk janë lejuar të marrin pjesë studentët që nuk e kishin emrin në listën e rektorit të institucionit, Bahri Musabelliu, siç tregon video në fund të lajmit.
Një nga studentët që mori fjalën tha se Rama duhet të plotësonte 8 pikat e kërkuara nga studentët nëse donte që ata të fillonin të krijonin besimin e duhur.
“Ngaqë ka rënë besimi dialogu është tejet i vështirë. Nëse kjo situatë do ishte paraqitur në vitin e parë të mandatit tuajm të parë situata do kish qenë shumë më ndryshe por sot studentët nuk kanë më besim. Plotësoni njëherë 8 pikat pastaj bisedojmë.” – tha studenti.
Ndërkohë që disa studentë kanë braktisur sallën e takimit duke qenë se rektori Musabelliu i kishte gënjyer për takimin pasi nuk u kishte thënë se në takim do ishte i pranishëm edhe kryeministri.