Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Shefi i Shtëpisë së Bardhë thekson se Kosova është një partner i rëndësishëm i SHBA-së në Evropë dhe stabiliteti i saj ndihmon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në gjithë kontinemtin dhe rajonin.
Ai vlerëson përpjekjet për një marrëveshje paqeje me Serbinë, një mundësi që sipas tij duhet shfrytëzuar pasi mund të mos vijë më për shumë kohë. Trump thekson se pala kosovare duhet të e bashkuar dhe njëzëri në bisedimet e paqes me palën serbe dhe se duhet të shmangë çdo veprim që largon rezultatin e shumëpritur.
Në fund të letrës Trump shkruan se SHBA-ja ka investuar shumë në Kosovë dhe tani kërkon që vendi të ecë e të zhvillohet.
Ai shpreh gatishmërinë e SHBA-së për të mbikëqyrur marrëveshjen mes dy vendeve që u shkon për shtat si Kosovës ashtu edhe Serbisë dhe se i mirëpret në Shtëpinë e Bardhë, presidentët Thaçi e Vuçic për të festuar atë që do ishte një marrëveshje historike.