Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet takimi i tensionuar Haradinaj-Mogherini, kryeministri i Kosovës s’ftohet në Bruksel


Qeveria e Kosovës zhvilloi një takim menjë delegacion të nivelit të lartë të BE-së, ku merrnin pjesë shefja e politikës së jashtme  të bllokut evropian, Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin, Hahn.

Takimi mes palëve ka qenë i tensiponuiar dhe shkak për këtë është bërë këmbëngulja e kryeministrit Haradinaj pëer të mos hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe, derisa Serbia të njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Këtë qëndrim e ka ripohuar sot kryeministri Haradinaj i cili tha se Kosova nuk është në mëshirën e askujt dhe se nuk ka ndërmend që ta heqë taksën deri në plotësimin e kushtit të vënë.

“Kosova nuk do të jetë në mëshirë të të tjerëve. Do të binden të gjithë që kjo puna e taksës jo vetëm që nuk ka me u heq, por do të konsolidohet dhe nuk do të ndryshojë deri në njohje të Kosovës.” – tha Haradinaj.

Ky i fundit tha gjithashtu se ishte i vetëdijshëm që nuk do jetë pjesë e takimit që do mbahet nesër në Bruksel kur deklaroi: “Nuk më ka mbetur më punë që të jem aty. Unë qëndrimin tim e kam deklaruar. Mogherini e ka prishur dialogun, ka nxjerrë shumë probleme në rajon”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *