Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë paralajmërojnë sot studentët, mesazh për Ramën: S’je i ftuar!


Studentët kanë paralajmëruar sërish bojkotimin e mësimit në të gjitha Universitetet e vendit në ditën e 16-të të protestës së tyre. Vendimi është marrë nga të gjithë këshillat studentorë dhe është shpërndarë në rrjetet sociale.

Studentët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre dhe janë shprehur se nuk do i ndalin protestat deri në realizimin e tyre. Sot ata do mblidhen në orën 09:00 në Fakultetin e Shkencave Sociale në një tryezë të përbashkët studentore dhe të hapur për të gjithë studentët ku do diskutohet vijimi i protestës.

Ata kanë paralajmëruar se kryeministri Rama nuk është i mirëpritur në këtë tryezë. Më pas ata do mblidhen në orën 10:00 para Korpusit për të vijuar më pas protestën para Kryeministrisë.

Ditët e fundit kreu i qeverisë, Rama, ka zhvilluar takime me disa studentë e pedagogë në Fakultetin e Gjeologji-Minierave dhe në Universitetin Bujqësor, ku ka premtuar plotësimin e kërkesave të studentëve porkëta të fundit kanë paralajmëruar se nuk do i ndërpresin protestat deri në plotësimin e tyre. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *