Vendosni fjalën kyçe....

ÇMIMI SPECIAL – Krik Krak kapërcen kufijtë shqiptarë


Kur u krijua në vitin 2009 me qëllim përpunimin dhe ambalazhimin e frutave të thata, skepticizmi për të kapur cilësinë, tregun dhe për të qenë lider për konsumatorët shqiptarë dhe jo vetëm, ishte i madh.

Por qëllimi në arritjen e cilësisë mposhti çdo vështrësi, duke qenë kompania e parë ne vend që tregtonte fruta të thata nën logon tashmë mëse të mirënjohur për konsumatorët “Krik Krak”.

Pas gati një dekade në treg, kompania “Alsi&co shpk” ditët e fundit ka marrë çmimin: “Modeli i suksesit në distribucionin ushqimor” e akorduar nga Dhoma e Tregtisë për vitin 2018. Padyshim një vlerësim që i jep edhe më shumë impulse zgjerimi kompanisë për produktet e ofruara dhe mbi të gjitha cilësinë dhe çmimet mjaft konkurruese.

Krik Krak sjell në vendin tonë frutat e thata me cilësinë më të lartë në vend e në rajon, duke garuar edhe me marka ndërkombëtare. Kontrolli, cilësia, freskia dhe shija e këtyre frutave i bën ato të preferuarat e çdo personi. Duke parë produktet e ofruara nën moton e përhershme “cilësi e siguri”, kjo kompani tashmë ka kapërcyer kufijtë shqiptarë me produktet e saj.

Ajo ka implimentuar iso 9001:2015 dhe iso 22000:2005, çka i jep mundësinë e eksporteve ne vende te ndryshme, duke bërë produkte sipas kërkesave të rrjeteve të marketeve me emrat e tyre. Gjithçka nis që nga përzgjedhja e frutave të thata dhe më pas në prosecin tjetër po aq të rëndësishëm në përpunim, ambalazhim dhe ruajtjen e produktit.

Fabrika moderne “Alsi&co shpk” që ndodhet në Prush të Tiranës i përngjan çdo fabrike të ngjashme në vendet e tjera të BE-së. Ky është edhe shkaku që nëpërmjet cilisisë dhe sigurisë në vitet e fundit është bërë e preferuar edhe në tregjet ndërkombëtare.

Administratori i kompanisë Roland Sino, ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për cilësi të produkteve që  prodhojnë,  ku krik krak ishte një nga pak markat që u vlerësua. Cilësia më e mirë me çmimin më të leverdisshëm ka bërë që për vite me radhë kjo kompani të jetë lider në vend.

Kompania fton kosumatorët që të blejnë produktet e saj, tashmë edhe me markë ndërkombëtare. Është lehtësisht i gjendshëm pasi produktet e “Alsi&co shpk” nën markën “Krik Krak” janë në çdo market të vendit tonë.

Shija e veçantë, vlerat ushqyese, cilësia, kushtet perfekte higjeno-sanitare dhe mbi të gjitha garancia, janë aleatet e përhershme të kompanisë së njohur në vendin tonë. E vetmja dhe e para në treg…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *