Vendosni fjalën kyçe....

Gent Ibrahimi zgjidhet në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë


Gent Ibrahimi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sot u zhvillua mbledhja e parë e KLP-së dhe në përfundim të saj, u vendos që Ibrahimi të vihet në krye të institucionit të lartë të reformës në drejtësi.

Në fjalën e tij, Ibrahimi u shpreh se e kishte parë sistemin nga jashtë dhe tani ishte koha që ta shihte atë edh nga brenda. Teksa lexoi platformën e tij ai u shpreh se e sheh këtë mundësi si një vijim të misionit personal, të nisur me reformën në drejtësi.

Në garë për vendin e zv.kryetarit janë Nurihan Seiti, Alfred Balla dhe Tartar Bazaj.

Pas konstituimit, brenda 5 ditësh, KLP-ja pritet të shpallë garën per Prokuror të Pergjithshëm.

Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë dhe anëtarët e tij janë: Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës, Besnik Cani, prokuror i Elbasanit, Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, Kostaq Beluri nga prokuroria e përgjithshme, avokatët Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj, Pedagogët, Gent Ibrahimi e Sandër Beci si edhe nga shoqëria civile, Alfred Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *