Vendosni fjalën kyçe....

“Goldman Sachs” nën akuzë, transferoi miliarda dollarë nga Malajzia


Malajzia ka ngritur akuza penale kundër “Goldman Sachs” dhe dy ish-bankierëve për plaçkimin shumë-miliardë dollarësh të fondit shtetëror, 1MDB. Banka amerikane mohoi akuzën, duke pretenduar se ishte mashtruar nga qeveria e mëparshme malajziane.

Filialet e gjigantit bankar të Wall Street dhe ish punonjësit kryesorë të saj, ish-kryetari i Azisë Juglindore të Goldman, Tim Leissner dhe ish-drejtori menaxhues, Roger Ng, akuzohen për dhënien e deklaratave të rreme teksa ndihmonin për të rregulluar obligacionet për 1MDB, njoftoi të hënën Prokurori i Përgjithshëm, Tommy Thomas.

Malajzia thotë se i akuzuari donte të shpërdoronte 2.7 miliardë dollarë nga 6.5 miliardë dollarë obligacione, të lëshuara nga 1MDB dhe të nënshkruara nga Goldman Sachs, në tri oferta të veçanta midis 2012 dhe 2013.

Malajzia gjithashtu ngriti akuza kundër ish-punonjësit të 1MDB-së, Jasmine Loo Ai Swan dhe financuesit lokal, Low Taek Jho, i njohur edhe si Jho Low. Prokuroria beson se dyshja komplotoi me Leissner dhe Ng për të korruptuar zyrtarët në mënyrë që të siguronin përzgjedhjen, përfshirjen dhe pjesëmarrjen e Goldman Sachs në këto obligacione.

Kuala Lumpuri zyrtar po kërkon të marrë 2.7 miliardë dollarë nga Goldman Sachs si dhe 600 milionë dollarë në tarifat e pranuara nga banka. Prokuroria kërkon gjoba dhe deri në 10 vjet burg për secilin nga të akuzuarit. Gjobat mund të jenë të paktën 1 milion ringgit (240,000 dollarë), sipas akuzave, raporton Reuters.

Miliarda dollarë nga fondi malajzian thuhet se përdoreshin për të blerë gjithçka, nga shtëpitë në kodrat e Beverly Hills, jahte dhe avione private, deri te veprat artistike në një supermashtrim ku dyshohet se është përfshirë ish-kryeministrin malajzian, Najib Razak.

Ndërsa Malajzia prezantoi akuzat, banka reagoi dhe kundërsulmoi, duke pretenduar se ajo ishte viktimë e zyrtarëve mashtrues të Malajzisë. Skandali i gjatë tashmë ka tronditur aksionet e bankës këtë vit, që kanë rënë më shumë se 30 për qind.

“Disa anëtarë të ish-qeverisë malajziane dhe 1MDB gënjeu Goldman Sachs, këshilltarët e jashtëm dhe të tjerët, për përdorimin e të ardhurave nga këto transaksione,”  tha Goldman në një deklaratë të cituar nga media. Ajo shtoi se akuzat nuk kanë efekt në “aftësinë e saj për të kryer biznesin global.” /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësio intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *