Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Vlorë, studentët i mblidhen poshtë zyrës në Tiranë


Ndërkohë që kryeministri Rama po zhvillon një takim me studentët e Vlorës, qindra studentë të mbështetur edhe nga qytetarë të shumtë ndodhen para Kryeministrisë në Tiranë ku vijojnë protestën e tyre prej 16-të ditësh.

“Studentët e bashkuar, kanë për të fituar!” – thërrasin studentët e mbledhur para godinës së kreut të qeverisë. Edhe sot studentët i kanë braktisur auditoret në të gjithë universitetet e vendit dhe vijojnë protestën deri në plotësimin e të gjitha kërkesave që kanë bërë.

Protestës së studentëve sot pritet t’i bashkohen edhe biznesmenët e vegjël dhe ata të mesëm të cilët kanë uklur qepenat e dyqaneve të ture.

Ata i kanë drejtuar 4 pika kryeministrit Rama që kanë të bëjnë me TVSH-në, çmimet e energjisë elektrike dhe karburanteve si dhe çështjen e zëvendësimit të kasave fiskale.

Studentët kanë zhvilluar sot një mbledhje dhe kanë vendosur që t’i vijojnë protestat e tyre deri në plotësimin e kërkesave që kanë bërë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *