Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një minator ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur tek miniera e kromit në fshatin Pojskë, ku dyshohet se ka rrëshqitur një formacion shkëmbor. Minatori 58-vjeçar nme inicialet V.D, banues në fshatin Rëmenj, ka mbetur i bllokuar në një prej galerive ku po punonte dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga ana e Policisë, po kryhen veprimet proceduriale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.