Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i NATO-s: Do rishqyrtojmë angazhimin me ushtrinë e Kosovës


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i tha të mërkurën kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se tashmë Këshilli  Atlantiko-Verior ka zhvilluar diskutimin e parë mbi ligjet e miratuara së fundmi nga parlamenti i Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri.

Në një bisedë telefonike, sekretari Stoltenberg, i ka thënë kryeministrit Haradinaj se derisa mandati i Forcës së Sigurisë po ndryshon, Këshilli Atlantiko-Verior  do të rishqyrtojë shkallën e angazhimit me këtë forcë në vitin që po vjen.

Stoltenberg po ashtu ka përsëritur qëndrimin se NATO-ja do të vazhdojë misionin e KFOR-it për të garantuar mjedis të sigurt në Kosovë. “KFOR-i funksionon nën mandatin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk do të preket nga ligjet për ushtrinë”, i ka thënë ai kryeministrit Haradinaj, thuhet në një komunikatë të lëshuar zyra e sekretarit Stoltenberg.

Ndërsa kryeministri Hardainaj në një njoftim e cilësoi miqësore bisedën më sekretarin Stoltenberg dhe u shpreh i kënaqur me përkushtimin e NATO-s për të mbështetur Kosovën në tërësi.

“E garantova sekretarin Stoltenberg për transparencën e procesit të tranzicionit të FSK-së, duke shprehur vizionin tim dhe të Qeverisë për thellimin e partneritetit me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Programin e Ndërveprimit të Zgjeruar dhe për gatishmërinë e trupave të FSK-së për kontribut në sigurinë rajonale dhe globale”, shkroi kryeministri Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *