Vendosni fjalën kyçe....

Siria me Kushtetutë të re, Rusia, Turqia e Irani gjejnë gjuhën e përbashkët


Diplomatë të lartë nga Rusia, Turqia dhe Irani kanë rënë dakord të sigurojnë që një komitet prej 150 vetësh për të hartuar një kushtetutë të re siriane. Ky komitet do të mblidhet për herë të parë në fillim të vitit të ardhshëm pasi ata përfunduan një takim të martën në Gjenevë.

“Ne kemi rënë dakord të bëjmë përpjekje për të thirrur sesionin e parë të komitetit të kushtetutës siriane në fillim të vitit të ardhshëm. Këto hapa do të çojnë në fillimin e një procesi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës sirian, të udhëhequr nga Siria dhe të udhëhequra nga OKB-ja.” – tha Ministri i Jashtëm rus, Lavrov në një deklaratë pas takimit të organizuar nga i dërguari i posaçëm i OKB për Sirinë, Staffan de Mistura.

Marrëveshja, e cila mund të hapë rrugën për pajtimin politik në vendin e shkatërruar nga lufta, u arrit mes Lavrovit, ministrit të jashtëm turk, Çavusoglu dhe ministrit të jashtëm iranian, Zarif.

Krijimi i trupës prej 150 anëtarësh u parashikua për herë të parë gjatë një takimi të mbështetur nga OKB-ja në Soçi në janar të vitit të kaluar.

Komiteti do përbëhet nga 50 përfaqësues nga qeveria siriane, 50 përfaqësues nga opozita dhe 50 të tjerët kanë për qëllim të jenë delegatë “të pavarur” të shoqërisë civile të zgjedhur nga OKB-ja.

Lista nuk është finalizuar ende, por treshja Rusi-Turqi-Iran është shumë pranë një zgjidhjeje të pranueshme nga të gjitha palët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *