Vendosni fjalën kyçe....

Taksa e banesës në Tiranë do 4 fishohet


Bashkia Tiranë ka vendosur si agjent për mbledhjen e taksës së pasurisë së paluajtshme Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Brenda katër muajve të gjithë qytetarët duhet të shkojnë të bëjnë vetëdeklarimin e sipërfaqeve që kanë në pronësi apo përdorim, informacion që më pas do të verifikohet nga Ujësjellësi.

Në një vendim të fundit, që pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit përcaktohet shoqëria aksionare Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në rolin e agjentit të mbledhjes së taksës së pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, që përdoret apo shfrytëzohet për qëllime banimi në Bashkinë e Tiranës.

Sipas vendimit, Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sha me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, për efekt të përcaktimit të bazës së taksës për ndërtesën, njofton të gjithë taksapaguesit që brenda një afati 4 mujor duhet të paraqiten pranë zyrave të kësaj shoqërie për të kryer vetëdeklarimin mbi të dhënat e pasurisë së paluajtshme që ka në pronësi apo në përdorim.

Me kalimin e këtij afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sha fillon procesin e përpunimit të informacionit të vetëdaklarimit të taksapaguesit për qëllim të zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore mbi taksën e pasurisë së paluajtshme. Informacioni duhet të përpunohet brenda një periudhe kohore jo më të gjatë se 3 muaj.

Në bazë të vendimit, Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sha merr masat për krijimin e bazës së të dhënave për pasuritë e paluajtshme që përdoren/shfrytëzohen për qëllime banimi, duke përdorur dhe siguruar të gjithë informacionin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI, si dhe çdo entitet tjetër shtetëror apo privat.

Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sha në rolin e agjentit të mbledhjes së taksës së pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, që përdoret apo shfrytëzohet për qëllime banimi përfiton një komision prej 5 (pesë) % mbi të ardhurat e arkëtuara nga taksa e ndërtesës”. /Monitor

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *