Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka reaguar pasi prej disa ditësh thuhej se paguhej me 11 rroga në muaj.
Nisur nga kjo rektori Koni nëpërmjet një postimi në Facebook ka mohuar një gjë të tillë duke sqaruar se nga 11 vende pune në të cilat përmendej se merrte rrogë sipas tij ai ushtron vetëm 2 funksione nga ato të përmendura.
Reagimi i plotë:
Prej disa ditësh, në disa media të shkruara dhe elektronike, jam fajësuar pa asnjë të drejtë, për faktin se unë, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, paguhem me 11 paga në muaj, për arsye të angazhimit tim në borde apo këshilla të institucioneve të ndryshme.
Nën përgjegjësinë time të plotë, deklaroj se unë, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, i dekretuar që në muajin Maj 2016, për arsye të funksionit tim si Rektor jam anëtar vetëm në Bordin e Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (angazhim ky pa pagesë).
Nuk jam dhe nuk kam qenë asnjëherë:
⦁ 1. Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë
⦁ 2. Anëtar i Këshillit Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë
⦁ 3. Nënkryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual, Durrës
⦁ 4. Kryetar i Këshillit të Statistikave
⦁ 5. Anëtar i Këshillit Bashkiak, Tiranë
⦁ 6. Këshilltar i Dhomës së Tregëtisë
⦁ 7. Anëtar i Këshillit të Qarkut dhe KKRT, Tiranë
⦁ 8. Anëtar i Këshillit të Lartë të Kërkimit Shkencor dhe Vlerësimit të Titujve Akademik
⦁ 9. Anëtar i Këshillit të Profesorëve në Universitetin e Vlorës