Banorët e Unazës së Re kanë vazhduar protestën edhe për ditën e sotme në kundërshtim me vendimin e qeverisë për prishjen e banesave të tyre pa dëmshpërblim të drejtë.
Gjatë protestës së sotme ata kanë falënderuar opozitën për mbështetjen që i kanë ofruar dhe gjatë thirrjeve të tyre kanë kritikuar qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet.
Më tej ata kanë falënderuar edhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi për adresimin e problemit të tyre te Prokuroria e Përgjithshme lidhur me kompanitë që do ndërtojnë këtë segment rrugor.