Vendosni fjalën kyçe....

Dëbimi i ambasadorit iranian, Mike Pompeo: Komplotoi sulme terroriste në Shqipëri


 

Pas shpalljes “non grata” të ambasadorit të Iranit në Shqipëri, vjen reagimi nga Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo.

Pompeo ka përgëzuar këtë vendim dhe thotë se agjentët iranianë po komplotonin sulme terroriste.

“Unë përgëzoj kryeministrin Edi Rama për dëbimin e dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Kombet evropiane kanë penguar tre komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit derisa të ndryshojë sjelljen destructive”, shkruan Pompeo në Twitter.

Para Pompeo-s reagoi dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Bolton.

Bolton shkruante në ‘Twitter’ se kryeministri Edi Rama ka dëbuar ambasadorin iranian duke sinjalizuar liderët iranianë se nuk do të tolerohet mbështetja për terrorizmin.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi me kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë”, shkruan Bolton.

Shqipëria shpalli dje persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *