Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët kërkuan përjashtimin e Ramës, socialistët bëjnë të njëjtën gjë për Bashën


Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga parlamenti të kreut të Partisë Demokratike, Basha, dhe të 3 deputetëve të tjera demokjratë, Paloka, Noka e Strazimiri.

Sipas deputetëve socialiste, gjuha dhe veprimet e përdorura në seancën e sotme nga ana e demokratëve është jashtë normales dhe për këtë ata kërkojnë përjashtimin e tyre.

Kërkesa vjen pasi më herët deputetët e opozitës kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama nga seanca për shkak të gjuhës dhe etiketimeve të përdorura prej tij ndaj deputetëve të opozitës,

Seanca e sotme u shoqërua me tensione të shumta dhe teksa fjalën e mori kryeministri Rama, deputeti demokrat, Has,a u turr dhe e goditi me vezë gjë që çoi me përjashtimin e tij 10 ditë nga parlamenti.

Jashtë sallës së Kuvendit, qëndronin sot mijëra studentëte  qytetarë që protestojnë prej shumë ditësh tashmë. Seanca e Kuvendit është ndërprerë dhe pritet të rifillojë në orëen 18:00, ndërkohë që deputetët demokratë kanë qëndruar brenda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *