Mesa duket kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit, nuk i ndahet shpirti nga partia. Edhe në sallën e Parlamentit ai ka përmendur Byronë e Partisë.
Në një debat me Edmond Spahon, Ruçi tha se do t’ja jepte fjalën sapo deputeti Endri Hasa të largohej nga salla, për të respektuar vendimin e Byrosë së Partisë, në vend që të thoshte të Kuvendit.
‘Do ta jap fjalën sapo deputeti Hasa të lirojë sallën në zbatim të vendimit të Byrosë së Partisë’, janë fjalët e Ruçit.
Kujtojmë se Endri Hasa u përjashtua nga Byroja e Kuvendit me 10 ditë, pas incidentit në seancë plenare, kur qëlloi kryeministrin Edi Rama me vezë.