Vendosni fjalën kyçe....

I humbur prej 10 ditësh, shkodrani gjendet i vdekur në banesë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 60 vjeçar është gjetur i vdekur në banesë pasi kishte mbi një javë që nuk kontaktonte me familjen.

Gruaja e Pashko Pojatës, kishte shkuar në Itali te djali prej 10 ditësh dhe gjatë kësaj kohe nuk kishte arritur të komunikonte me burrin e saj.

Por sot, policët kanë arritur të futen në banesë ku e kanë gjetur 60-vjeçarin të vdekur. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, ndërsa pritet të bëhet eksperiza mjeko-ligjore.

“Policia dhe zjarrfikesja po nderhyjne per te hapur vetraten e ballkonit te nje banese ne lagjen ” Perash”. Gruaja e shtepise kishte 10 dite qe ishte tek djali i saj ne Itali dhe nuk kishte arritur qe te komunikonte me burrin e saj. Ajo ka ardhur nga Italia sepse burri nuk i pergjigjej dhe ka kerkuar ndihmen e policise. Pasi kane shperthyer deren kryefamiljari  Pashko Pojata, 60 vjeç, eshte gjetur i vdekur.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *