Vendosni fjalën kyçe....

Inter dhe Real në garë për Mourinhon


Nuk ka kaluar as një javë nga shkarkimi i Jose Mourinho dhe dëshirat janë të shumta për ta parë atë në pankinën e njërës apo skuadrës tjetër. Gazeta “El Pais” raporton se presidenti i Realit, Florentino Perez e dëshiron Mourinhon në ekip.Klubi spanjoll është i gatshëm të paguajë 20 milionë pagë vjetore për portugezin.

Bisedimet kanë nisur që prej muajit tetor, raporton kjo gazetë. Ndërsa sipas një sondazhi të gazetës italiane “Gazzetta dello Sport” tifozeria “zikaltër” ka kërkuar një rikthim të portugezit në pankinë. Por, nuk janë vetëm tifozat që me shpresë e presin këtë.

Edhe ish-presidenti zikaltër, Masimo Morati është shprehur në një konferencë për shtyp se do ta bënte tej mase të lumtur një rikthim i portugezit në pankinën e “Interit”. Për momentin asgjë nuk është zyrtare dhe Spaleti vazhdon të jetë trajneri aktual në “San Siro”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *