Vendosni fjalën kyçe....

Kritika të ashpra ndaj Trump-it, pas tërheqjes së trupave nga Siria


Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tërheqjen e trupave amerikane nga Siria pas mposhtjes së ISIS-it. Por ky vendim nuk është pritur mirë nga një pjesë e politikës amerikane.

Ata e kanë kundërshtuar haptazi këtë vendim pasi kjo sipas tyre do ketë pasoja të rënda në politikën amerikane në rajon dhe do lëshojë më shumë terren për Rusinë dhe Iranin.

Përveçk kësaj, ata kanë shprehur edhe rrezikun e një tjetër konflikti në një rajon jo pak të trazuar nga luftërat vitet e fundit. Ndër kundërshtarët e këtij vendimi janë një pjesë e mirë e ish-administratës së presidentit ddemokrat, Obama, por edhe senatorë e kongresmenë republikanë e demokrtatë.

Sipas tyre, vendimi i Trump, nxjerr blof premtimin e bërë prej tij dhe zyrtarëve në varësi të tij të cilët patën deklaruar muaj më parë se SHBA-ja nuk do tërhiqej nga Siria deri në momentin që të njëjtën gjë do bënte edhe Irani me Rusinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *