Vendosni fjalën kyçe....

“Para për kërkesat e studentëve ka, por Rama i do për hajdutët e orgjitë e tij” – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, iu drejtua kreut të Kuvendit, Ruçi, duke i thënë se nuk ka asnjë parlament në botë që është i mbushur me kriminelë, trafikantë e përdhunues si ai shqiptar.

Më tej ai tha se para për të plotësuiar kërkesat e studentëve ka, por kryeministri Rama i do të gjitha lekët për vete për hajdutët e tij dhe për orgjitë e zyrtarëve të qeverisjes së tij.

Ai tregoi edhe propozimet e Partisë Demokratike për reformën e arsimit në vend.

“Një familje mesatare shqiptare duhet të kursejë 875 mijë lekë të vjetra në vit, ose 72 mijë lekë të vjetra në muaj, që i bie 35 për qind e pagës mujore, për të çuar fëmijën në Universitet. Të çosh sot një fëmijë në Universitet është një sakrificë shumë e madhe. Ky është skenari i studimeve për 1 student, po për familjet ë aspirojnë të çojnë më shumë se 1 fëmijë në Universitet. Propozimet e PD për zgjidhjen e këtij ligji të korruptur janë të qarta, dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë.

Propozimi ynë është që kjo të përdoret në dy mënyrë. Studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra të përfitojnë subvencion të plotë. Me dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë 38 milionë dollarë duhet ti kalojnë universiteteve publike për subvencionin e studentëve. Para ka për të dyfishuar buxhetin e arsimit të lartë, por nuk ka vullnet. Vullneti i Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve është që këto para ti marri dhe t’i shpenzojnë për luks dhe orgji.” – deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *