Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e studentëve nuk është më vetëm e tyrja, u bashkohen dhe qytetarët (FOTO)


Sot studentët e kanë zhvendosur protestën e tyre në ditën e 16-të saj para Kuvendit, aty ku po zhvillohet dhe seanca plenare.

Protesta e sotme nuk njeh moshë pasi aty nuk ka vetëm të rinj por qytetarë të të gjitha moshave, të cilët janë mbledhur përpara Kuvendit për të mbështetur studentët.

Por ndërkohë që brenda Kuvendit seanca është e tensionuar, protesta që po zhvillohet jashtë është paqësore.

Sot në Kuvend, sapo kryeministri Edi Rama kishte marrë marrë fjalën, deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa e ka qëlluar me vezë.

Menjëherë punonjësit e gardës janë afruar dhe e kanë rrethuar deputetin Hasa. Edhe deputeti tjetër Gent Strazimiri është ngritur në këmbë, por me ndërhyrjen e gardës nuk ka vepruar.

Në sallë ka pasur edhe përplasje fizike mes deputetit Hasa dhe punonjësve Gardës, që po mbronin Edi Ramën. Kryeministri ka kërkuar që Hasa të nxirret jashtë, ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën plenare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *