Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim te Arkitektura, kush s’e ka emrin në listën paraprake s’lihet brenda (Video)


Pas takimeve me studentë e pedagogë në fakultetin e Gjeologji-Minierave, në Universitetin Bujqësor të Kamzës dhe në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, kryeministri Rama do takohet sot me studentët e Fakultetit të Arkitekturës, aty ku nisi edhe protesta studentore.

Në këtë takim nuk lejohen të hyjnë studentët që nuk e kanë emrin nënjë listë paraprake siç tregohet edhe në videon që shoqëron lajmin.

E  njëjta gjë u përsërit edhe në takimin e kreut të qeverisë me studentët e Universitetit Bujqësor, kurse në Vlorë hyrja ishte e lirë dhe në atë takim kryeministri e pa veten në pozita mjaft të vështira duke qenë se pjesa më e madhe e studentëve të pranishëm ishin ndër ata që kishin protestuar dhe ia vështirësuan jo pak Ramës takimin me qëndrimin dhe akuzat ndaj tij dhe qeverisjes socialiste.

Studentët kanë vijuar edhe sot protestën në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave, në të kundërt nuk kthehen në auditore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *